MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË, MISIONI
Mërgata Shqiptare në Botë do të ketë mision angazhimin në organizimin e aktiviteteve të shumta, me theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave dhe identitetit Kombëtar, që është akti i përkatësisë dhe i identifikimit të një Kombi. Një Komb identifikohet nga gjuha, simbolet, besimi fetar, kultura dhe trashëgimia. Mërgata Shqipatare në Botë është e angazhuar të promovojë kuptimin e kombit tonë si një tërësi kohesive e përfaqësuar nga traditat tona, kultura dhe politika dalluese Shqiptare. Shqiptarët, padrejtesisht, janë ndarë në pesë shtete në Gadishullin Ilirik (Ballkan) si pasojë e politikës antishqiptare nga fqinjtë tanë dhe përkrahësve të tyre, por gjithashtu edhe nga keqadministrimi i vetë Shqiptarëve. Miliona Shqiptarë gjatë shekullit të 20 dhe fillimit të shekullit 21 u shpërngulën në Turqi, në vende të tjera të Europës, në Amerikë, Australi, Kanada, Zelandë të Re dhe vende të tjera. Sot, në kohën e globalizmit dixhital, interneti na e mundëson krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet kontinenteve, ku ne mund të funksionojmë si një trup i vetëm rreth idealeve tona kombëtare, dhe ky është pikërisht synimi dhe qëllimi i formës tonë vepruese. Misioni ynë do të përfshijë aktivitete në çdo komunitet Shqiptar në botë me anëtarë vullnetarë të përkrahur nga degët lokale të Mërgatës Shqiptare në Botë. Synimi ynë është mirëqenia e Shqiptarëve dhe përparimi i parimeve demokratike në Shqipëri dhe Kosovë e gjithashtu e drejta për vetëvendosje e Shqipetarëve në Kosovën Lindore, në Maqedoni, Greqi, Sanxhak dhe Mal te Zi. Mërgata Shqiptare në Botë, do të jetë një zë i rëndësishëm për çështjen Kombëtare Shqiptare, gjithmonë sipas situatës dhe kërkesave kohore, për mbështetjen dhe mbrojtjen e kufijve realë historikë të Kombit Shqiptar.
The Mission of Albanian Diaspora of the World
Albanian Diaspora in the World will have a mission to be committed to organizing numerous activities, especially emphasizing conservation and promotion of our national identity, which is act of belonging and identification of the Nation. A Nation is identified by language, symbols, religious belief, culture and inheritance. Albanian Diaspora in the World is committed to promote understanding of our Nation as a cohesive whole represented by our traditions, culture, language and distinctive politics. Albanians unjustly have been divided into five countries in the Illirian Peninsula (Balkan) as a consequence of anti-Albanian politics by our neighbors and their supporters, but also by mismanagement of Albanians themselves. Millions of Albanians during 20th Century and beginning of 21st Century moved to Turkey, other European Countries, America, Australia, New Zealand and other places. Today with Digital Globalism the internet enables us to create a bridge of cooperation between continents, where we can function as one around our national ideals and this is precisely the aim and the purpose of our form of action.
Our mission will include activities in every Albanian community in the world with volunteer members supported by local branches of Albanian Diaspora in the World. Our goal is the well-being of Albanians and advancement of democratic principles in Albania and Kosova, also the right for Albanians in Eastern Kosova, Macedonia, Greece, Sanxhak and Montenegro to make their own decisions.
Albanian Diaspora in the World will be an important voice for our national cause, always according to the situation and time requirements, for the support and protection of the real historical borders of the Albanian Nation.